spot_img

Mbi 20 milionë euro/Secili polic i Kosovës do të përfitojë nga 3500 euro. Çka thotë vendimi i Gjykatës Supreme për pjesëtarët e Policisë?

Avokati Kastriot Feka ka njoftuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahje për disa nga kërkesat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.Lidhur me këtë ka folur avokati Feka për Gazeta Blic, i cili ka thënë se rreth 5 mijë policë i kanë përfaqësuar për ngritjen e padive.

“Përafërsisht ne si zyre kemi marrë kontratën me sindikatën e policisë përafërsisht para dy viteve, ku rreth 5 mijë anëtarë të sindikatës dhe jashta sindikatës, pjesëtarët e policisë i kemi përfaqësu në këtë proces, i kemi bërë gati paditë, i kemi dorëzuar përafërsisht para dy viteve, kemi pasur edhe aktgjykimin për rreth 1500 policë prej Gjykatës Themelore në Prishtinë, por kemi paur edhe aktgjykime prej Gjykatës së Apelit, ku janë aprovu këto, po për me zyrtarizu krejt këtë sukses apo proces Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim ku i ka sqaruar krejt në pika të qarta tash vetëm Gjykata Themelore dhe e Apelit ka me i procesu”, ka thënë Feka.Ai tutje njoftoi se pjesëtarët policorë do të përfitojnë pagën e 13-të.

“Pjesëtarët e policisë së Kosovës i përfitojnë pagat e 13-ta për 5 vite, pagat jubilare ata që i kanë mbushur në këto vite, shkollimin ata që e plotësojnë kushtet por edhe shtesat në punë. Çdo 10 vite e merr 25% të një page, ndërsa pagat e 13-ta që janë gjashtë paga, janë pagë e plotë”, tha ai.Ndër të tjera avokati shprehet me optimizëm rreth përfundimit të kësaj çështje.
“Besojmë që për një kohë shumë të shkurtër përshkak që gjithqka ka shkuar në favor të policisë, këto janë lëndë me prioritet por që këto lëndë me një praktikë që është duke u zhvilluar në Kosovë janë duke u kryer pa seanca dhe është rruga më e lehtë për me u kry më shpejt, por tash edhe vendimi i ka qartësuar të gjitha dhe nuk ka dilema, po besoj se për një kohë shumë të shkurtër kanë me ardh aktgjykimet me një shpres që edhe avokatura shtetërore nuk ka me vazhdu të bëjë ankesa, për shkak që kishte me qenë vetëm humbje për shtetin e Kosovës edhe vonesa pa nevojë”, potencoi Feka.Feka gjithashtu tha se shuma diku përafërsisht është 20 milionë.
“Vetëm në këto dy vite ekziston një shumë e madhe për këta 5000 pjesëtarë të policisë që i përfaqësojmë dhe që do të paguhet 8% kamatë ligjore, nëse vazhdohet me ankesa vetëm ka me iu rritë dëmi shtetit të Kosovës, përmes një llogaritje të vogël mund të themi 20 milionë është shuma përafërsisht, pa e llogaritur kamatën ligjore prej 8% që është krijuar për këto dy vite”, tha Kastriot Feka.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img