Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, janë dy vajzat që mbijetuan nga aksidenti tragjik në Elbasan mbrëmjen e së dielës. Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Abcnews bën me dije se Denisa Dibra tashmë është në gjendje më të stabilizuar, pavarësisht dëmtimeve në kokë. Gjithashtu edhe Nervida Garunja, motra e Lusindës e cila kishte ditëlindjen atë natë, është përmendur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë vajzat e mbijetuara nuk arrijnë të kujtojnë asgjë nga përplasja fatale, madje nuk janë në dijeni se dy vajzat e tjera kanë ndërruar jetë. Mjekët po presin derisa gjendja e tyre të përmirësohet më tej dhe më pas t’i japin lajmin e trishtë.