Një qytetar nga Deçani ka shprehur gatishmëri që të ia jap veshkën Nazlije Sherifit, 19-vjeçares nga Mitrovica, e cila vuan nga sëmundja e Glomeruloskerozës Fale Segmentale.
Qytetari në fjal ka thënë se do e bëjë me kënaqësi dhurimin e veshkës, teksa ka publikuar edhe fotografi të bisedës me familjaren e 19-vjeçares.
“Do e bëjë me kënaqësi, dhashtë Zoti që t’i bëjë veshka ime”, ka shkruar në mesazhin e dërguar në numrin që e ka lënë familja.
Operacioni, sipas mesazheve, pritet të ndodhë të hënën.
Ditë më parë familja e Nazlije Sherifi kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës pasi vetëm nuk arritën t’i mbulojnë shpenzimet e trajtimit të vajzës së tyre.
Nazlije Sherifi i duhen 200 mijë euro, për sigurimin e veshkës dhe kryerjen e transplancionit të saj në shtetin e Turqisë.