KF Dukagjini ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Egzon Sinani.
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Ballkanit, kurse karrierë ka bërë edhe te Llapi, Gjilani e Prishtina.
“Sinani, i cili padyshim se do të jetë një forcë e shtuar për ne, tashmë ka nisur me përgatitjet nën urdhrat e trajnerit, Ismet Munishi. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Egzon Sinanit në familjen tonë dhe urojmë për suksese të përbashkëta”, thuhet në njoftimn e klubit.