Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll që u zhvilluan në kuadër të javës së 21-të.
Llapi po vazhdon suksesshëm luftën për titull derisa bindshëm e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3:0. Me këto tri pikë Llapi tash është vetëm një pikë larg vendit të parë që e mbanë Ballkani.
Në takimin tjetër ndërmjet Dukagjinit e Lirisë ka pasur një dramë të madhe dhe ka qenë minuta e fundit dhe VAR-i që i ka dhënë fitoren Dukagjinit kur u akordua penallti por Frashëri ka pritur penalltinë derisa në topin kthyes u shënua gol.
Klinasit fituan me rezultat 2:1.