64 kërkesa për kalime gjatë afatit kalimtar, janë evidentuar në adresë të komisionit përkatës.
Dominon konkurenca e vajzave, ku në të gjitha garat janë pranuar 35 kërkesa, kurse në atë të djemve 29 tjera.
Në foto, në formë grafikoni, janë paraqitur statistikat e kërkesave, kurse poashtu mund t’i gjeni edhe kërkesat e plota për kalime, nga të gjitha klubet e djemve dhe vajzave në volejboll.
Afati kalimtar ishte hapur nga 15 gusht 2023 dhe është mbyllur më 31 gusht 2023.
I mbetet komisionit për kalime dhe regjistrim, që së shpejti t’i shqyrtojë dhe aprovojë, për t’i legjitimuar kërkesat e pranuara.