Ka përfunduar kampionati në Beach Volley për grupmoshën U20, femra dhe meshkuj, me finalet fantastike që u zhvilluan të dielën në “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe.
Në konkurrencën e femrave triumfoi dyshja Megi Bislimi/Altuna Ibrahimi, e cila në finale mposhti ekipin e përbërë nga volejbollistet Laura Zeneli/Agnesa Koxha me rezultat 0-2 (17-21, 10-21), ndërsa vendin e tretë e zuri çifti Andeta Gashi/Erona Qerreti.
Te meshkujt, më të mirët ishin volejbollistët Enes Shabani/Yll Salihu të cilët u treguan të fort në përballjen finale ndaj dyshes Endrit Syla/Florent Podrimqaku, duke fituar me rezultat 2-0 (21-6, 21-15). Vendin e tretë e zuri dyshja Mustaf Thaqi/Gentrit Franca.
Kupat për kampionët e rinj u ndanë nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.
Medaljet u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe kryetari i klubit Suti Sport nga Peja, Hysen Gashi.