Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës që po zhvillohet në “Tose Proeski Arena”.
Pas 45 minutave lojë, Dardanët po humbasin 2-1 nga Maqedonia.
Bernard Challandes ka çfarë të ju thotë të tijve në dhomat e zhveshjes, pasi të dy golat e Maqedonisë ishin shumë naiv.
Maqedonia kaloi e para në epërsi me një autogol të Benjamin Kolollit atëherë kur Dardanët po dominonin takimin.
Kosova më pas sërish udhëhoqi lojën dhe në minutën e 29’, arriti të barazojë gjithçka.
Florent Hadërgjonaj shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1.
Kosova më pas sërish udhëhoqi lojën dhe në minutën e 29’, arriti të barazojë gjithçka.
Florent Hadërgjonaj shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1.
Por, gëzimi zgjati shkurt. Katër minuta pasi Florent Hadërgjonaj shënoi një gol të bukur, në minutën e 33’, Darko Velkovski i ka shokuar Dardanët.
Ai shënoi për 2-1 pas një goditje të bukur me kokë, pas një asistimi nga ana e Enis Bardhit.