spot_img

Mbyllet stinori vjeshtor në volejboll – Drita kampione

spot_img
Drita kampione vjeshtore në të dyja konkurencat
Drita e ka mbyllur si lidere stinorin vjeshtor në Superligën A të Kosovës në volejboll për meshkuj, pasi në xhiron e dhjetë mposhti Ferizajn me rezultat 3:1.
“Intelektualët” grumbullojnë 22 pikë në vendin e parë, tre më shumë se Skenderbeu, e cila në xhiron e fundit arriti fitore të vështirë, 3-2, kundër Pejës.
Ferizaj pozicionohet në vendin e tretë me 18 pikë, e përcjellur nga Peja me 17, derisa G.E Theranda dhe Luboteni zënë dy pozitat e fundit me nga shtatë pikë.
Gara në konkurrencën e meshkujve ka qenë tejet e fortë, sidomos për primatin e tabelës, pozitë për të cilën luftohej nga xhiro në xhiro me rivalitet të fortë kompetitiv.
Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor me bilanc perfekt të fitoreve në konkurencën e femrave, derisa ka regjistruar dhjetë sosh nga dhjetë takime të luajtura, dhe tash kryeson me 29 pikë.
Me pesë pikë më pak në pozitën e dytë renditet Skenderaj, ndërsa Fer Volley grumbullon 16 pikë në pozitën e tretë.
M-Technologie me 12 pikë, Fushë Kosova me 9 dhe Feronikeli pa pikë, mbyllin renditjen.
Ishte një stinor që u përcoll me ndeshje tejet interesante dhe kompetitivitet solid e sportiv me ekipeve të përfshira, ndërkohë pritet garë edhe më e fortë në pjesën tjetër të kampionatit.
Gjeni të paraqitura grafikisht rezultatet nga xhiroja e dhjetë dhe renditjen përfundimtare të këtij stinori.

NGJARJE TË TJERA

spot_img