spot_img

Më 30 shtator Kosovën e viziton presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

spot_img

KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave, duke konstatuar se deri më tash pati një rrjedhë të mirë të garave, por gjithsesi KE kërkon nga Komisionet dhe nga gjyqtarët që të jenë në nivel të detyrave. KE analizoi edhe paraqitjen e skuadrave tona në garat evropiane, e cila u vlerësua që ishte një paraqitje e mirë e veçmas nga kampioni në fuqi, FC ”Ballkani”, që ka arritur të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe të ketë paraqitje dinjitoze. Kjo ka bërë që imazhi i futbollit të Kosovës të rritet.

KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës.

Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022.

KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e Kombëtareve dhe u vlerësuar se ato po shkojnë sipas dinamikës dhe plan-programit të paraparë.

KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img