Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në La Liga. Skuadra e Vedat Muriqit mposhti mbretërit e Real Madridit, me shifrat 1:0. Më i merituari për golin e fitores e kishte kosovari. Gjatë një zgjatje në sulm, ai ‘detyroi’ mbrojtësin mysafir, Nacho në tentim të pastrimit të zonës të fut topin në rrjetën e tij. Madje fillimisht goli iu regjistrua Muriqit, e që më pas iu regjistrua spanjollit si autogol.
Ndër më meritorët për fitoren e Mallorcas ishte edhe Portieri Rajkovic, i cili mbrojti penalltinë e ekzekutuar nga Asensio gjatë pjesës së dytë.
Pas kësaj fitore, Mallorca arrin kuotën e e 28 pikëve duke e pozicionuar në mesin e tabelës, derisa madrilenët mbesin 8 pikë larg liderit, Barcelona.