Era Istrefi është një nga këngëtaret më të pëlqyera në showbizin shqiptar, për shkak të këngëve të veçanta edhe për lukun tejet special që ka.
Shumë ndryshe nga koleget e saj, Erën e karakterizon një nur dhe një stil shumë cool, në videoklipe dhe në jetën e përditshme.
Ajo së fundmi ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet të ketë veshur një palë bikini portokalli shumë të holla. Ashtu minimaliste siç janë, i tregojnë të pasmet e tonifikuara që çdokush do i kishte zili.
Bluza leopard i mbulon pjesën e sipërme, por trupi elegant si ngjallë i ka çmendur të gjithë.