Një pacient me Covid-19, ka ikur nga spitali i Gjakovës, duke rrezikuar kështu jetët e shumë personave tjerë. Rasti është denoncuar në polici dhe me të po merren ogranet përkatëse.
Liria e personave të infektuar në Kosovë po bëhet përditshmëri. Nuk respektohen protokollet e as izolimi.
Ka pasur raste kur edhe një infermiere nga Vushtria me Covid-19 është parë duke u shëtitur në sheshin e qytetit. Kishim rast kur u fotograafua edhe një deputete derisa po qëndronte jashtë para banesës së saj.