Pas kërcënimeve, debateve e largimit nga “Përputhen”, Elvisi nxori mesazhet me Antonelën e Sindin.
Elvisi javë më parë ishte emër shumë i komentuar në rrjet, për shkak të mënyrës se si u largua nga “Përputhen”.
Largimi i konkurrentit ishte pas debatit që kishte me Antonelën lidhur me një postim si dhe debatin me opinionistin Arjan Konomi.
Së fundi, Elvisi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone, ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin që ka me Antonelën dhe Sindin.
Atij iu kërkua t’i tregonte para kamerës meszhet e fundit që kishte me Sindin e Antonelën, dhe nuk hezitoi ta bënte këtë gjë.
Ai u kërkoi falje vajzave për këtë veprim, ndërsa sqaroi se biseda e fundit me Antonelën ishte pasi doli na emisioni, ngase ishte kërcënuar nga dikush që pretendonte se ishte familjar i saj.
Elvisi, para se të largohej nga “Përputhen” ishte deklaruar se po qëndron në emision vetëm për Sindin, por që largimi i tij nga ajo studio ua la njohjen në gjysmë.
Megjithatë, nuk dihet nëse dyshja janë takuar sërish pas largimit të tij nga “Përputhen”.