Para disa muajsh, humoristi Ramis Thaqi – Cima vdiq si pasojë e COVID-19.
Gjatë asaj kohe në vendin tonë ende nuk kishin arrit
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, djali i tij Artani ka treguar bisedën në momentet e fundit me babanë gjatë kohës sa ishte në intensivë.
Ai ka cituar fjalët e babait i cili kishte thënë se: “Me mujt me mar naj vaksin çfaredo, more edhe të Rusit a Kinezit s’ka lidhje veç me mar”.
Kujtojmë se humoristi, Cima vdiq më datën 26 mars të këtij viti, ndërsa vaksinat e para në vendin tonë kanë arritur më 28 mars.
Ndërsa ai përmes këtij shkrimi ka kritikuar personat të cilët nuk janë vaksinuar ende për shkak të disa teorive konspirative.
“Deri para 1 viti kemi fol çysh me siguru vaksinën , sot del “Shqiptari ekspert” si zakonisht i tona lamive edhe thotë s’bon me mar vaksinën se met Steril , jo se ta qesin Qipin lloj lloj komenti”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Për vaksinën …
Më kujtohen momentet e fundit të jetës së Babit në klinikën infektive sa ishte po bënim pak bisedë dhe po citoj fjalët e tij :
“Me mujt me mar naj vaksin çfaredo , more edhe të Rusit a Kinezit s’ka lidhje veç me mar “.
I thashe po Babë , shumë shpejt skena lanë Doktorrit pa ja kerku dhe deri te Ministri për me e siguru momentin e parë që do të vinte në Kosovë.
Deri para 1 viti kemi fol çysh me siguru vaksinën , sot del “Shqiptari ekspert” si zakonisht i tona lamive edhe thotë s’bon me mar vaksinën se met Steril , jo se ta qesin Qipin lloj lloj komenti.
Sot jena në kulminacion të pandemisë, dhe po humbim çdo ditë të afërmit tanë , ma shumë se kurrë duhet me i ndihmu njani tjetrit të paktën qito masa me ju përmbajtë.
E fundit jom i sigurt që vaksinat kur i kemi mar si fëmijë të po sa-lindur nuk e kemi ditë kush e ka prodhu edhe a ka pas në të diçka.
Caktoje terminin
Vaksinohu sa nuk është ba vonë
Për ty
Për familjen
Për shoqërin
Shëndeti mbi temat konspirative
Shkroi : “ Një ekspert , lamia nuk dihet “…