Më në fund lajm i mirë për vaksinën anti Covid-19

Ka nisur faza e tretë dhe e fundit e provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 nga gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson.

Përgjegjësi i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut.

Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.

Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani.

Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Për shkak se mund të merret në një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka përparësi të konsiderueshme mbi tre vaksinat e tjera, të cilat kërkojnë dy doza që të garantojnë efikasitet.

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
mist
7 ° C
8.3 °
6 °
81 %
0.8kmh
20 %
Wed
17 °
Thu
16 °
Fri
14 °
Sat
14 °
Sun
10 °

LAJMET E FUNDIT

Shikoni se çfarë ndodh nëse pini kafe me stomak të zbrazur

Në fakt kafja është shumë e shëndetshme. Kafeja mund të ndikojë shumë në shëndetin e njeriut, disa studime tregojnë se nëse konsumoni kafe çdo ditë...