Pas shumë kohëve Anita ia ka shprehë përsëri dashurinë Ramush Haradinajt dhe këtë e ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Në fotografinë që postoi ajo shiheshin të dy në një tavolinë restorani duke shikuar me plot dashuri njëri- tjetrin.
“Se mali me mal nuk bashkohet e zemrat takohen nje dite…”, ka shkruar Anita sipër fotografisë së postuar e cila për pak minuta u shpërnda nëpër të gjitha portalet.
Ndryshe ata janë të martuar tashmë e sa vite dhe janë prindër të dy djemve dhe një vajze.