SHBA’të po synojnë ta detyrojnë Serbinë të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke imponuar Beogradin që të njohë indirekt pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, pesë anëtarët e BE’së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës do të heqin dorë nga vazhdimi i kësaj politike, shkruajnë mediat greke, transmeton Gazeta Metro.
“Greekcitytimes”, ka cituar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, i cili ka thënë se Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia do të ndryshojnë pozicionin e tyre mbi pavarësinë e Kosovës nëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës përmirësohen.
Ndërsa, greket nuk e kanë pritur mire deklaratën e Kosnett kur thotë se Amerika ka ndërmjetësuar në Balkan problem të tilla, ata problemin me Maqedonin e Veriut e konsiderojnë jo territorial apo mbi njohjen e sovranitetit, por me shumë mbi kontestin e emrit.
Pavarësisht se sa historike mund të jenë çështjet mbi Izraelin dhe çështjen maqedonase, ato nuk mund të vendosen në të njëjtin nivel me Kosovën, shkruan kjo e përdishme greke.
Me tutje në këtë shkrim thuhet se ambasadori Kosnett shpreh një pozicion që është në përputhje me politikën anti-serbe të Washingtonit. Kjo tregon se qëllimi përfundimtar është të detyrohet Serbia të njohë indirekt të Kosovës përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe duke e lejuar atë të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.
Vendet eeropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të dekurajohen të vazhdojnë këtë politikë. Pozicioni i pesë vendeve anëtare të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj bëhet i parëndësishëm nëse Beogradi vazhdon të lejojë stimuj që legjitimojnë më tej qeverinë e Prishtinës.
Kjo gazetë e ndërlidhë këtë me zgjedhjet në ShBA, duke konsideruar se ka impulse të forta brenda Departamentit të Shtetit i cili beson se e gjithë mosmarrëveshja dhe marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të zgjidhen duke e detyruar Serbinë të pranojë pavarësinë e Kosovës.