Albion Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Mediumet rumune kanë shkruar të hënën se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi 22-vjeçar të transferohet te Rapid Bucuresti.
Mediumi “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguaj 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani i Suharekës.
Rrahmani ka shkëlqyer në vitin e fundit, duke shënuar gola thuajse rregullisht. Për të ishin të interesuara shumë skuadra të huaja por ai karrierën, sipas mediave rumune, do ta vazhdojë te Rapidi i Bukureshtit.
Rapidi në kampionatin e kaluar ishte i pesti në Rumani.