Zërat se Shefki Kuqi mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës U21 në futboll kanë bërë jehonë edhe në Angli.
Është mediumi i njohur britanik ‘Daily Mail’ ai i cili ia ka kushtuar një artikull special ish lojtarit të Premier Ligës angleze.
Daily Mail, i cili është një prej tabloideve më të lexuara në botë, shkruan se Shefki Kuqi është pretendent për ta marrë në drejtim e kombëtares U21, të Kosovës.
Kujtojmë që Kuqi, nëse do të bëhej trajner i Kosovës, do ta zëvendësonte Rafet Prekazin, trajnerin aktual, i cili pas rezultateve të dobëta pritet që të shkarkohet.
Se a do ta këtë Kosova fatin ta këtë trajner një sportist me famë botërore si Shefki Kuqi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Albanian News