Pas barazimit 1:1 me Izraelin, te Përfaqësuesja e Zvicrës do të ketë ndryshime në përballjen ndaj Kosovës që luhet në Basel sonte nga ora 20:45.
Mediumi zviceran “20min.ch”, ka shkruar se Yann Sommer do të jetë titullar.
Edimilson Fernandes është i suspenduar, ndërsa në krahun e djathtë do të jetë Eray Comert. Befasia është në krahun e majtë, pasi veterani Ricardo Rodriguez nuk do të jetë titullar. Mbrojtësi Ulisses Garcia do të luajë në vend të tij, ndërsa Manuel Akanji dhe Nico Elvedi do të jenë në qendër të mbrojtjes.
Remo Freuler, Denis Zakaria dhe kapiteni Granit Xhaka pritet të jenë titullar në mesfushë.
Titullar pritet të jetë edhe Xherdan Shaqiri dhe bashkë me Ruben Vargasin në krahun e majtë, do të jenë në mbështetje të Noah Okaforit.
Formacioni i Zvicrës:
Yann Sommer, Eray Comert, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Ulisses Garcia, Remo Freuler, Denis Zakaria, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ruben Vargas, Noah Okafor.