Agjenti i njohur i futbollistëve Fali Ramadani thuhet se ka pasur një takim me drejtorët e Milanit dhe u ka ofruar atyre dy lojtarë, bëhet fjalë për turkun Cengiz Under dhe serbin Nikola Maksimovic.
‘Rossonerët’ janë në kërkim të një sulmuesi anësor dhe sipas ‘Calciomercato’ Under është një nga futbollistët e e mundshëm që mund të vesh fanellën kuq e zi, sezonin tjetër.
Po sipas këtij mediumi ish lojtari i Leicester City iu ofrua Milanit në një takim midis agjentit të tij Fali Ramadani, dyshes se Milanit Maldinit dhe Massara.
Reprezentuesi i Turqisë luajti vetëm 19 ndeshje te klubi anglez ku ishte i huazuar në edicionin 2020-21, dhe shënoi dy gola. Ai do të kthehet te Roma por nuk është në planet e José Mourinhos për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tij me ‘Giallorossët’ skadon në Qershor 2023.
Under nuk ishte lojtari i vetëm që iu ofrua Rossonerëve të cilët gjithashtu po mendojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin e Napolit Nikola Maksimovic.
Qendërmbrojtësi të cilit i skadon kontrata në fund të muajit mund të transferohet në ‘San Siro’ si lojtar i lirë.
Kujtojmë që përveç këtye lojtarëve Ramadani, është agjent edhe i Miralem Pjanic, një lojtar i pëlqyer nga gjigantët e Serie A, por që vështirë të kalojë të 7 herë kampioni i Evropës.