Arbenita Ismajli e ka dhënë përgjigjen e shumëpritur.
Modelja shqiptare, e dashura e Feros, Arbenita Ismajli, së fundmi ka qenë emër shumë i komentuar në media, për disa arsye, shkruan lajmi.net.
Lidhja me Feron, imazhet ku shfaqet joshëse e akuzat për ndërhyrje kirurgjike, ishin titujt të cilët i shihnim në media.
E së fundmi ajo ua ka mbyllur gojën të gjithëve nëpërmjet një reagimi në Instastory.
“Po marr pyetje së fundmi se ku e kam bërë hundën. Më vjen keq, do t’ju kisha treguar nëse do ta kisha bërë diku, gjithkush ka të drejtë të bëjë gjithçka me fytyrën apo trupin e tij.Kjo foto është shumë e vjetër, 6 vite më parë unë isha 15-16 vjeç”, ka shkruar Arbenita.
“Dhe kjo është motra ime me të cilën dukem e njëjtë. Nuk mund ta përballonim kurrë një ndërhyrje në hundë asokohe”, ka përfunduar ajo./Lajmi.net/