Gazetari Valon Syla është sulmuar sot në rrugët e Prishtinës pas disa deklaratave që ai kishte bërë në lidhje me mërgimtarët.
E një kosovar që jeton në diasporë ka reaguar duke thënë se ai nuk do ta sulmonte kurrë një gazetar pavarësisht opinionit të tij për mërgatën.
Shkrimtari që jeton në mërgim, Driton Smakaj, thotë se kushdo që e ka sulmuar Valon Sylën “nuk e ka bërë në emër të tij”
“Edhe unë jam i diasporës. Kurrë e përjetë nuk e kisha sulmue asnjë gazetar për çfardo ofendimi ndaj meje. Kushdo që e ka sulmue, jo në emrin tim. Marre! Marre!
Liria e shprehjes është baza e demokracisë!#freedomofspeech #freedomofchoice”, shkruan ai.