Arben Beqiraj, nga fshati Baballoq, komuna e Deçanit, me banim në Gjermani, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale, pasi që ishte nisur me veturën e tij nga Gjermania për të votuar në Kosovë, sot ka publikuar një video interesant ku e qëllon pothuajse saktë rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Albaniannews.
Në video dëgjohet duke debatuar me disa bashkëvendas të tij në një dyçan në fshatin e tij.
“Albin Kurti me Vetëvendosjen shkon 51%”, dësgjohet ai në video ku shton se Vjosa Osmani nëse garon vetëm me parti të saj, merr 9% të votave.
Sa i përket LDK’së, ai thotë se nuk e kalon më shumë se 13%, rezultat ky i saktë i cili u pa edhe pas numrimit të votave nga KQZ.
Për PDK’në thotë se merr 15%, edhe këtu ka qenë afër me parashikim, ndërsa për AAK’në, të cilën ai e quan Gllogjani, thotë se maksimumin merr 7%, Sa i përket NISMA’s, ai dëgjohet duke thënë se nuk do ta kalojnë pragun.
Shiko videon e tij të xhiruar në dhjetor të 2020’tës:
Më poshtë po ju sjellim edhe njëherë rezultat e fundit nga KQZ:
LVV = 47,85%
PDK = 17,41%
LDK = 13,08%
AAK = 7,43%
NISMA = 2,60%
Sipas këtyre rezultateve, mërgimtari Arben Beqiraj ka qenë afër me LVV’në dhe PDK’në, ndërsa me LDK’në, AAK’në dhe NISMA’n ka qenë i saktë sikur t’i kishte parë rezultatet pas zgjedhjeve në uebfaqën e KQZ’së. /Albaniannews