Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në konferencë për shtyp, ai ka folur për zhvillimin e zgjedhjeve më 5 korrik dhe situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit, duke e cilësuar procesin zgjedhor si zgjidhje.
“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha ndër të tjera Zaev.
Ai shtoi se zgjedhjet do të mbahen duke respektuar masat e mbrojtjes dhe rekomandimet e epidemiologëve.