spot_img

Mesazhi i presidentit Ademi: 8 vjet në UEFA, transformim në zhvillim e sukses

spot_img

Të nderuar drejtues të klubeve, futbollistë/e, trajnerë/e, gjyqtarë/e, ish-zyrtarë të futbollit, ish-futbollistë, anëtarë të FFK-së, ju Dardanë e tifozë të klubeve, partnerë afaristë e gazetarë sportivë;

Të dashur qytetarë të Kosovës e bashkëatdhetarë!

3 maj, 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit.

Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest.

Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë.

Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova.

Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë.

Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe – kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore.

Një punë e madhe është bërë në krijimin e kuadrove të reja përmes UEFA-s për trajnerët, gjyqtarët e administratorët e futbollit.

Me mbështetjen e programeve nga UEFA e FIFA kemi gjithëpërshirje të komunitetit dhe futbollin e kemi shndërruar në aset kombëtar.

Që nga 3 maji i 2016-tës, energjia e re dhe dëshira për sukses e kanë shndërruar futbollin në një fuqi të pasur me arritje dhe mundësi.

Me investimet në infrastrukturë si dhe vendosjen e standardeve të reja, jemi duke krijuar një mjedis më të mirë për të gjithë komunitetin e futbollit.

Sot, ne festojmë këtë ditë me krenari dhe falënderim për të gjithë ata që kanë punuar e mbajtur gjallë futbollin që nga vitet e okupimit e deri në anëtarësimin tonë në UEFA, madje duke e sakrifikuar edhe pasurinë e familjeve të tyre.

E teksa kujtojmë të kaluarën, jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për futbollin kosovar.

Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me Komitetin Ekzekutiv, do të shtyjmë para të gjitha proceset me besim e përkushtim që futbolli ynë të shkëlqejë në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare.

Urime të gjithëve kjo ditë e veçantë!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

NGJARJE TË TJERA

spot_img