Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për Express se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë ë është 250 mijë euro.
Prokurorja Gashi deklaroi se nga kjo ngjarje dy policë kanë mbetur të lënduar.
Gjithashtu ajo theksoi se prokurori nga Prokuroria e Prizrenit ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në grabitjen e armatosur dyshohet të jenë të përfshirë katër persona. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim.
Nga të shtënat me armë zjarri një polic është plagosur nga plumbi rikoshet dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbi.