spot_img

Messi topin e 8 të Artë – Ronaldo nën hetime nga prokuroria spanjolle

spot_img

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është duke u hetuar nga prokuroria spanjolle për evazion fiskal, në njërin nga bizneset e tij të shumta në Spanjë, derisa rivali i tij kryesor gjatë karrierës para disa ditësh mori topin e tetë të artë!

Sipas së përditshmes spanjoll, “El Confidencial”, autoritetet spanjolle janë duke hetuar për të ardhurat e klinikave të flokëve në pronësi të Cristiano Ronaldos.

Më saktësisht bëhet fjalë për klinikën “Insparya Medical Clinic” ku partnerja e tij, Georgina Rodriguez, është ambasadore.

Sipas raportimit, klinikat në pronësi të Crisitano Ronaldos janë aktualisht objektivi i një hetimi nga autoritetet tatimore spanjolle (La Agencia Tributaria) për fatura mashtruese që do të kishin bërë të mundur anashkalimin e pagesës të një takse. Klinikat e flokëve do të kishin lëshuar vullnetarisht fatura pa marrë parasysh TVSH-në vendase, e cila arrin në 21% të çmimit të konsultës dhe kjo, gjatë një periudhe dyvjeçare (nga 2019 deri në vitin 2021).

Konkretisht, klinikat akuzohen se i kanë kaluar procedurat estetike si operacione mjekësore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img