spot_img

Messi u veshë me ‘pëlhurë’ të zezë, ç’kuptim fshihet pas nderimit që i bënë në ngritjen e kupës?

spot_img

Të gjithë u habitën në çastin kur Lionel Messi po bëhej gati të ngrinte për të parën herë në karrierën e tij, kupën e botës aq të lakmuar, pas fitores në finalen e Katar 2022 kundrejt Francës, përmes goditjeve të 11-metërshave.

Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, mori një pëlhurë të zezë me vijëzime të arta nga asistentët e tij dhe ia hodhi sipër legjendës së gjallë të futbollit.

Vetë Messi, mbeti i shtangur për disa sekonda, pasi nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Mirëpo, kuptimi, mund t’i habisë të shumtët, pasi kjo formë vlerësimi, është edhe një prej nderimeve më të larta që emiri i jep personaliteteve.

Bën pjesë në traditën arabe dhe quhet “bisht”.

Simbolika, daton që në kohët e profetit Muhamed, kur ishte ky i fundit, i cili një pëlhurë të tillë ia vuri mbi shpatulla poetit të madh të kohës, Kaab, si shenjë e një nderimi e respekti të lartë për veprën e tij.

Sipas legjendës, kur profeti Muhamed u kthye në Mekë fitimtar e i lavdishëm pas ekzilit si refugjat politik, ishte poeti Kaab, ai i cili i kishte shkruar një poemë, duke e recituar në sy të profetit, nën pretendimin se ishin lavde të thurura ndaj Muhamedit.

Por, në të vërtetë, ajo ishte një poemë plotë metafora, ku fliste për frikërat e brendshme dhe lëvizjen që profeti po ngjallte në shpirtin e njerëzve.

Ishte një lloj kodi, të cilin Muhamedi e kupto dhe në atë çast, u ngrit e mbi supet e Kaab-it hodhi pëlhurën e tij, duke e kthyer kështu në një simbol të bashkimit, paqes dhe të dashurisë.

Prej asaj kohe, simbolika e bisht-it është ruajtur dhe përdoret për të nderuar personalitete të larta në kulturën arabe, përfshi edhe në vende si Katari dhe emiratet e tjera.

Kësisoj, për të gjithë ata që u nxehën me gjestin e al-Thanit, ai nuk ishte në formë mosrespekti ndaj Messit dhe çastit ndoshta më të rëndësishëm të karrierës së tij, por forma më e lartë e nderimit në kulturën arabe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img