spot_img

Meti përjashtohet nga Big Brother VIP Kosova 2

spot_img

Meti Alshiqi është përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo erdhi si rrjedhojë e një debati të ashpër që ndodhi mes tij dhe Blerandos.

Meti shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me detyrat që Blerando i caktoi si ‘kapiten i shtëpisë’.

Foto: Big Brother VIP Kosova
Kjo solli edhe një situatë tensionuese mes tyre, ku banorët e tjerë të shtëpisë kanë ndërhyrë për t’i qetësuar.

Pas kësaj situate në shtëpi ka arritur një zarf i zi, brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.

“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

Theksojmë që ky është përjashtimi i parë i një banori në edicionin e dytë BBVK, ndërsa deri më tani me votën e publikut janë eliminuar dy banoret Brikenda dhe Ledi. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img