Pas dy humbjeve radhazi, Gjilani ka arritur të rikthehet deri tek fitorja, pasi mposhti me lehtësi Lirinë.
Gjilani triumfoi me rezultat 0:4.
Edi Basa e hapi rezultatin në minutën e 23-të nga pika e bardhë.
Liria nga minuta e pestë mbeti pa Melos Zenunaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Dy gola të shpejtë nga Elvedin Heric e vulosi fitoren e skuadrës mysafire.
Derisa në pjesën e dytë Elton Cale u përkujdes për rezultatin përfundimtar 0:4.