Mihrije Braha me masa të rrepta kundër korones, ‘dezinfekton’ edhe bukën.
Mihrija duket se i ka marrë seriozisht këshillat për mbrojtje nga COVID-19.
Këngëtarja Mihrije Braha kohë pas kohe përmes rrjeteve sociale flet lidhur me situatën aktuale në vend.
Në postimin e fundit, ajo bëri veprimin e çuditshëm, duke u fotografuar me dezinfektues në duar, teksa po ushqehej.
“Kujdes po, panik jo”, ka shkruar këngëtarja, e cila pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Për ndryshe, Mihrije Braha bashkë me bashkëshortin e saj, Naim Abazi dhe djalin, qëndruan të vetizoluar në Prishtinë gjatë muajve të fundit.