Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Europa League.
Milani ka pësuar një humbje të thellë nga Lille në “San Siro” me rezultat 0 me 3.
Në këtë përballje turku Yazici, ishte lojtari i ndeshjes, ai shënoi tre gola ndaj ‘Rossonerëve’ që nuk kishin humbur që 24 ndeshje në të gjitha garat.
Në anën tjetër Arsenali shënoi një fitore me përmbysje ndaj Moldes me rezultat 3 me 1.
Granit Xhaka luajti 80-të minuta të plotë në këtë takim ku kishte paraqitje solide duke qenë i angazhuar në dy aksionet e golit te skuadra e Arsenalit.
Rezultatet e plota janë këto