Milani është i interesuar për të nënshkruar me Benjamin Seskon dhe raportohet tashmë ka gati një ofertë për të.
Qendërsulmuesi është përmendur në javët e fundit si objektivi numër një i gjigantit italian, për të zëvendësuar Olivier Giroudin, i cili do të shkojë në LAFC si lojtar i lirë nga 1 korriku, transmeton Gazeta Express.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, takimi mes përfaqësueve të lojtarit dhe krerëve të Milanit shkoi mirë, dhe ata mund të jenë të pranishëm në ndeshjen e sontme kundër Cagliarit në “San Siro”.
Tutje thuhet se “Rossonerët” kanë gati ofertën prej 50 milionë eurosh për Seskon, një shifër e cila u tha se është edhe në klauzolën e lirimit të tij në kontratën me Leipzigun.
Megjithatë, kjo mund të mos jetë më e mjaftueshme, pasi paraqitjet e tij kanë bërë që klauzola të rritet në 65 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 73 milionë euro deri në fund të sezonit.
Milani po shpreson qartë të bindë 20-vjeçarin dhe agjentët e tij së pari, kështu që ata do të jenë aleatë për të siguruar që ai të bëjë lëvizjen drejt “kuqezinjve”.
Reprezentuesi slloven ka shënuar 16 gola këtë sezon në 40 paraqitje në të gjitha garat.
Benjamin Sesko me Leipzigun ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.