Skuadra e Milanit po kërkon transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Arda Guler.
Mediumet spanjolle raportojnë të hënën se Milani është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro për futbollistin turk.
Madje thuhet se ekipi italian po e synon transferimin e 18-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Guler iu bashkua Realit para fillimit të këtij sezoni, por ende nuk ka debutuar me ekipin spanjoll për shkak të problemeve me lëndimet. Ai ka pësuar dy lëndime gjatë seancave stërvitore dhe ende nuk është i gatshëm për lojë, gjë që nuk po i pëlqen Realit. Për kartonin e tij Reali i pagoi Fenerbahçes 20 milionë euro, ndërsa Guler firmosi kontratë deri në verën e vitit 2029.