spot_img

Milani mposhtët në shtëpi nga Chelsea, italianët fajsojnë gjyqtarin

spot_img

U luajtën mbrëmjen e së martës 2 sfidat e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampioneve. Çelsi i trajnerit Poter, arriti të triumfonte në “San Siro” ndaj Milanit, me rezultatin 0-2, në një sfidë ku nuk munguan polemikat, teksa londinezët morën kryesimin e Grupit E.

Në minutën e 18-të, gjyqtari gjerman Siebert, u bë protagonist, teksa ndëshkoi me karton të kuq Tomorin dhe akordoi penallti në favor të Çelsit, që u shndërrua në gol nga Zhorzhinjo. Ky moment duket se nxori nga “shinat” vendasit, të cilët pësuan edhe golin e dytë në minutën e 34-t me anë të Aubamejang.

auba

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, teksa fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Një fakt tjetër interesant që vlen të përmendet është se gjyqtari gjerman nxori nga xhepi i tij plot 9 kartonë të verdhë, 6 për Milanin dhe 3 për Çelsin. Për sa i përket Armando Brojës, ylli shqiptar, nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë duel.

Ndërkohë sfida tjetër e Grupit E, ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Salcburgut, përfundoi në barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Seivald në minutën e 12-të, ndërkohë që Ljubiçiç barazoi shifrat në të 40-tën.

Me fitoren ndaj Milanit, Çelsi u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar i vetëm, në vend të dytë ndodhet Salcburgu me 6 pikë, teksa Milani dhe Dinamo e Zagreb kanë grumbulluar nga 4 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img