spot_img

Milazim Krasniqi: Këto janë arsyet që e shtynë Vjosa Osmanin të largohet nga LDK

spot_img

Milazim Krasniqi, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit, nga partia e cila tani udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Në një bisedë për GazetaBlic, Krasniqi, thotë se nuk është ndjerë i befasuar nga largimi i Osmanit, pasi siç thotë ai: një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë kryetarja e Kuvendit.

“Largimi i Vjosa Osmanit ishte i pritshëm pas konfliktit të saj me kreun e LDK-së. Siç duket ka pasur një mos durim por edhe ka pasur një ambicie të pakontrolluar nga vetë zonja Osmani”, ka thënë Krasniqi për GazetaBlic.

Për Krasniqin, largimit të Vjosa Osmanit nga LDK, i ka ndihmuar edhe kritika e Richard Grenell ndaj saj, i cili tha se është mirë të jepet zgjidhje sesa të ankohet.

“Poashtu edhe konflikti që i ndodhi asaj me Grenellin, siç dihet kreu i LDK-së dhe kryeministri i LDK-së pas nënshkrimit në Uashington ata njëfarë mënyre mund të thuhet kanë qenë shkaku, ndërsa Grenelli e kritikoi zonjën Osmani si një si person e cila vetëm ankohet, dhe ky konflikt nuk i ka lan zgjidhje tjetër veç të kyqet në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ështe e njohur si me thënë edhe për qëndrimin që ka ndaj Administratës Trump”, shtoi Milazim Krasniqi.

Profesori universitar thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i largimit të Osmanit, as për LDK-në e as për vetë atë.

Krasniqi shton se largimi i Osmanit nga LDK, ka shkaktuar dëme, për shkak se siç thotë ai; qëndrimi i saj në parti, do të kishte mundësi për reforma më të thella të saj.
“Unë besoj që dëmi i largimit nuk mund të llogaritet as për LDK-në e as për Vjosa Osmanin. Por, ajo që mund të thuhet është që skena politike ka pësuar dëme. Sepse po të mbetej Vjosa Osmani në LDK ndoshta do të kishte një dinamikë më të madhe, dhe ndoshta një mundësi më të madhe për reforma”, tha Krasniqi.
Në fund Krasniqi thekson se sipas të gjitha gjasave, Osmani do të ketë bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo për shkak të afrimit të saj kohëve të fundit me partinë e Albin Kurtit.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk besoj që është ndonjë gjë spektakulare. Besoj që ajo mund të akomodohet brenda asaj partie për shkak konceptit që është përafruar me ta. Sipas gjasave me atë që dëgjova ajo do të kalojë në LVV”, ka thënë në fund Krasniqi.

Gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është tepër vonë që ajo të ketë bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, në momentin kur është inicuar shkarkimi i saj nga pozita e nënkryetares së LDK-së, ka përfunduar gjithçka me këtë parti.

Deklarata e plotë e Vjosa Osmanit:

NGJARJE TË TJERA

spot_img