Galatasaray po luan ndaj Kastamonuspor, derisa futbollisti ynë Milot Rashica po luan si startues dhe ka gjetur golin.
Sulmuesi anësor i Kosovës, ka gjetur golin e parë me fanellën e Galatasaray, duke shënuar në minutën e 27-të.
Ai goditi nga distanca, ku topi u devijua për të përfunduar në portë.
Rashica ka kaluar këtë afat kalimtar te Galatasaray, ku po lufton për një pozitë në formacionin startues.
Lojtari është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve.
GOL | 🟡🔴 Galatasaray 1 🆚 0 GMG Kastamonuspor 🔴⚫️ #ZTK
⚽️ Ramazan (K.K) 27' pic.twitter.com/hQ4zE7C5dt
— A Spor (@aspor) October 19, 2022