Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri në kohën e pandemisë COVID-19. Shtabi Emergjent në krye me kryetarin e komunës është i mobilizuar përballë sfidave me të cilat po ballafaqohemi. Kryetari Berisha dhe ministri Mustafa më pas vizituan fabrikat për prodhimin e produkteve të qumshtit “Eurolona” dhe “Bylmeti” si dhe kompaninë për shitjen e produkteve të freskëta “Kosmonte Foods”.
Gjatë bisedës me mysafirët, prodhuesit shprehën vullnetin e tyre për të ndihmuar njerëzit me vështërësi ekonomike kurse ministri Mustafa tha se mund të ju konfirmoi mbështetjen tonë sidomos në këtë kohë pandemie ku kemi siguruar që tregu vendor i Kosovës të ketë prodhime sa më të freskëta dhe cilësore.
Në fund të takimit kryetari Berisha kërkoi nga ministri Mustafa që pakoja financiare të jetë e tillë që bizneset ti përcjellë për një periudhë afatmesme. Kryetari por edhe prodhuesit thanë se kjo nevojë e përkrahjes është emergjente për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojmë.