spot_img

Ministri i Jashtëm turk: Jemi të gatshëm të bisedojmë dhe negociojmë me të gjithë

spot_img

Turqia është e hapur për dialog me Greqinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Mesdhe, tha sot ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu. Të dyja palët thonë se janë të gatshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen përmes bisedimeve, ndërsa këmbëngulin në respektimin e të drejtave të tyre. Ata kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor, duke theksuar potencialin e përshkallëzimit të konfliktit. Çavuşoğlu zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij algjerian Sabri Boukadoum, pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme.

Çavuşoğlu tha:

Zgjidhja e vetme në Libi është zgjidhja politike. Këtë e kemi thënë që në fillim. Kemi treguar shumë përpjekje për armëpushim. Këto çështje i kemi biseduar edhe me Algjerinë. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë gjithmonë bashkëpunimin tonë. Do të mbështesim së bashku ndërtimin e procesit politik dhe të një armëpushimi në Libi. Kohët e fundit ka pasur disa përpjekje por sërish kemi vërejtur se pala e Haftarit nuk i beson zgjidhjes politike dhe armëpushimit dhe se dëshiron vetëm zgjidhje ushtarake. Por, ne do të vazhdojmë së bashku përpjekjet tona ashtu sikurse kemi vërejtur edhe në Moskë, Berlin dhe Tripoli.
Ne do të dëshironim të rinovonim thirrjen tonë ndaj Greqisë, mos bëni hapa negativë kundër Turqisë pasi të jeni provokuar ose përdorur nga të tjerët, mos i neglizhoni marrëveshjet ndërkombëtare … Ju do të jeni humbësit, përfundoi Çavuşoğlu.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img