spot_img

Ministri i Mbrojtjes Armend Meha e priti Presidentin e FFK-së, Agim Ademin

spot_img

Presidenti i FFK, Agim Ademi sot është pritur nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj. 

Ndër të tjera aty u biseda  u fokusua në ndeshjen e futbollit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Shqipërisë, për nder të Epopesë së UÇK-së, e cila do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, më 7 mars në orën 13:00.

Më posht gjeni postimin e Ademit:

Sot pata kënaqësinë të pritesha nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një ambient të ngrohtë dhe tejet miqësor. Zhvilluam bisedë mjaft interesante dhe frymëzuese për futbollin dhe bashkëpunimin tonë në sport.

Diskutimi ynë u fokusua në ndeshjen e futbollit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Shqipërisë, për nder të Epopesë së UÇK-së, e cila do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, më 7 mars në orën 13:00.

FFK do të jetë mbështetëse e këtij eventi me të gjitha kapacitetet e saj sportive.

Ministri Mehaj ishte shumë entuziast dhe shprehu mirënjohjen e tij për këtë bashkëpunim, derisa u dakorduam edhe për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në aspektin sportiv.

Ky memorandum do të mundësojë organizimin e turneve të përbashkëta në të ardhmen dhe shfrytëzimin e aseteve të të dy institucioneve.

Më impresionoj fakti që ministri Mehaj ishte shumë i interesuar për sportin dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai dëgjoi më vëmendje vizionin tim për të ardhmen e futbollit të Kosovës dhe më motivoi për të bërë edhe më shumë në fushën sportive.

NGJARJE TË TJERA

spot_img