spot_img

Ministri ukrainas: Gatishmëria e Putinit për armët bërthamore do të jetë katastrofë për botën, por nuk do të na shkatërrojë

spot_img

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka deklaruar se të urdhri i liderit rus, Vladimir Putin për të vënë në gatishmëri forcat parandaluese ruse ishte një përpjekje për të rritur presionin ndaj delegacionit ukrainas në bisedimet e planifikuara për t’u zhvilluar të hënën.

“Siç e vini re, ky urdhër i Presidentit Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për të dy delegacionet gati për t’u takuar. Dhe ne e shohim këtë njoftim, këtë urdhër, si një përpjekje për të ngritur aksione dhe për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas”, tha ai në konferencë, transmeton lajmi.net.

Ministri ukrainas shtoi se nuk do të dorëzohen në këtë presion.

“Ne do t’i qasemi këtyre bisedimeve me një qasje shume të thjeshtë”, shtoi ai.

Kuleba deklaroi se zyrtarët ukrainas janë ta gatshëm të dëgjojnë atë që Rusia ka për të thënë.

“Ne do t’u themi atyre që se çfarë mendojmë për këtë. Dhe ajo që ne jemi të gatshëm të diskutojmë është se si të ndalojmë luftën dhe pushtimin e territoreve tona. Ndaloni plotësisht”, tha ministri ukrainas.

Kuleba deklaroi se vendimi i Putinit për të vënë në gatishmëri armët e tij bërthamore është një kërcënim i drejtpërdrejtë për ta.

“Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë. Do të jetë një katastrofë për botën, por nuk do të na shkatërrojë”, shtoi ai.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi presidentit rus, Vladimir Putin urdhëroi komandën ushtarake të vendosë në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor.

Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë dhe ky është zhvillimi i fundit rus sa i përket agresionit të Rusisë mbi Ukrainën./Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img