spot_img

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës *

spot_img

Kryetari i komunës Burim Berisha me bashkëpunëtor priti sot Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila shoqërohej nga zëvendësministri Halil Matoshi.

Në këtë takim u diskutua për projektet në të cilat merr pjesë komuna dhe ministria, për mbarëvajtjen e tyre dhe për shqetësimet tjera më të cilët ballafaqohen qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.

Drejtuesit e Komunës dhe Ministrisë së Kulturës inspektuan vendin në të cilin pritet të ndërtohet palestra e sportit, afër Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë. Afër këtij vendi është duke u ndërtuar edhe objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës, investim i MKRS-së.

“MKRS-ja investon në çdo komunë, siç është duke investuar edhe në Komunën e Fushë-Kosovës. E kemi palestrën sportive, projekt në të cilin së shpejti do të fillohet me punime. Në pjesën e kulturës e kemi Muzeun e Historisë së Natyrës i cili është duke u ndërtuar në territorin e komunës së Fushë-Kosovës. Në kuadër të këtyre projekteve, është ideja që ai vend ku janë duke u bërë këto investime të shndërrohet në një kompleks, ku pritet të integrohen edhe fushat me bari sintetik dhe fushat e tenisit, për të cilin e sigurova kryetarin Berisha për të bashkëpunuar në këtë drejtim”, tha mes tjerash ministrja.

Kryetari i komunës Burim Berisha në fund të takimit e falënderoi ministren Dumoshi për vizitë, duke thënë se ishte një takim i frytshëm ku u diskutuan projekte që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, gjë për të cilën investimet e MKRS-së janë të mirëseardhura.

Inspektimi i punimeve në Muzeun e Historisë së Natyrës

Ministrja Dumoshi dhe kryetari Berisha, inspektuan edhe punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Muzeut të Historisë së Natyrës afër Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë, projekt i cili tërësisht është investim i MKRS-së dhe kap vlerën e mbi 2 milion eurove.

Duke folur për mbarëvajtjen e punës në ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, të dy bashkëbiseduesit folën për fazën në të cilën ndodhen punimet. Sipas tyre për shkak të pandemisë, punimet në këtë projekt, janë zhvilluar me një dinamikë të reduktuar.

“Biseduam me inxhinierin dhe presim një raport që do të vij për fazën ku ndodhen saktësisht punimet edhe sipas projektit me të gjithë specifikat e statikës e detaje tjera për të parë pengesat eventuale. E rëndësishme është që punimet janë duke vazhduar, është duke u ndërtuar etazha e dytë e objektit ngase Muzeu i Historisë së Natyrës është një objekt i cili në vete përmban tri ndërtesa por shpresoj që në tërësi objekti do të finalizohet në afatet e parapara optimale” thanë Ministrja Dumoshi dhe kryetari Berisha pas kësaj vizite në Muzeun e Historisë së Natyrës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img