spot_img

Ministrja Haradinaj: Vetëvendosje ishte më e ashpër ndaj SHBA’ve sesa ndaj Serbisë

spot_img

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar paraardhësin e saj Glauk Konjufcën dhe partinë e tij se kanë dëmtuar lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se gjuha e përdorur ndaj SHBA’së nga Qeveria Kurti dhe Vetëvendosje ka qenë me e ashpër se ndaj Serbisë.

“Gjuhën degraduese e ka instaluar Vetëvendosje. Gjuha e përdorur ndaj SHBA-së ka qenë më e ashpër se ndaj Serbisë. Vetëvendosje ka akuzuar SHBA-në dhe ambasadorin Grenell për thika mbi harta, ndërsa Serbisë i është hequr taksa. Është treguar mirëbesim ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj SHBA-së. Kjo nuk besoj se reflekton ndaj pritjeve të qytetarët të Kosovës ndaj SHBA-së. Gjithë kjo narrativë inflamatore e ka përcjellë Vetëvendosje dhe etapat e saj”.
Përpos këtyre akuzave, Hardinaj-Stbulla në Rubikon të Klan Kosovës tha se veprimi i Konjufcës për të tërhequr diplomatët nga misioni është e papranueshme.

Megjithatë, ajo u pajtua se ka pasë diplomatë që kanë punuar kundërligjshëm dhe të tillë që iu ka kaluar afati dhe është dashur të kthehen.

“Secili diplomat e di që kur duhet të shkojë dhe të kthehet sipas kalendarit. Është e vërtetë që ka diplomatë që e kanë kaluar afatin e tyre dhe duhet të kthehen. Por, ka pasë edhe vendime selektive nga Konjufca. Qëllimisht është defunksionalizuar misioni ynë në SHBA, e po ashtu edhe misioni në Hagë. Ndoshta kanë pasë qëllim të dërgojnë njërz të tyre, edhe pse s’e kanë bërë, por e kanë lëvë vendin të zbrazur në kohën kur njerëzit tanë po shkojnë në Hagë. Pa asnjë arsye e kanë lënë misionin hapur. E them qëllimshëm sepse kanë pasë interesa të caktuara. Narrativa e tyre ka qenë kundër njerëzve të UÇK-së. Ka qenë esenciale të kemi një trupë diplomatike”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img