spot_img

Miqësore e madhe, Shqipëria pritet të luaj me dy herë kampionët e Copa America

spot_img

Një kundërshtar nga Amerika Latine për Kombëtaren Shqiptare në muajin mars.

SuperSport mëson se kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me skuadrën e Kilit, me shumë gjasa më 22 mars, 3 ditë para miqësores tjetër ndaj Suedisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në Stokholm më 25 mars.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kilene kanë rënë parimisht dakord për miqësoren, teksa janë duke u diskutuar detajet e fundit para se të firmoset marrëveshja dhe të vijë zyrtarizimi.

Kili do të grumbullohet pikërisht në Europë në muajin mars, pasi më datën 26 ka planifikuar një miqësore me Francën dhe opsioni i përballjes me Shqipërinë e Sylvinhos është më se i përshtatshëm për amerikano-jugorët.

FSHF mësohet se po këmbëngul që miqësorja të zhvillohet në “Air Albania”, ndryshe nga Kili që preferon një stadium neutral në Europë, megjithatë gjasat janë që palët në gjejnë gjuhën e përbashkët edhe në këtë pikë.

Vlen të theksohet se Kili është një skuadër me histori në Amerikën Latine, pasi ka fituar dy herë Copa America-n dhe gjithashtu ka marrë pjesë shpesh në kampionatet Botërorë të futbollit.

Në përfaqësuesen kilene aktualisht luajnë futbollistë si Sanchez, Medel, Pulgar, Brereton, etj., teksa pjesa më e madhe e lojtarëve aktivizohen në klube amerikano-latine.

Në pritje të zyrtarizimit të këtij testi miqësor, duket se Kili dhe Suedia do të jenë dy kundërshtarët e Shqipërisë në mars, me trajnerin Sylvinho që do të ketë mundësi të monitorojë nga afër formën e futbollistëve të tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img