Një mjek nga Michigani thuhet se përdori spermën e tij për t’i bërë me fëmijë pacientët, gjatë karrierës së tij 40-vjeçare dhe ndonjëherë pa dijeninë e tyre.
Sipas një raporti nga The Sun, një grup i vëllezërve dhe motrave kanë zbuluar se ata janë krahasuar gjenetikisht pasi kanë bërë një test online të ADN-së.
Testi i ADN-së i gjurmoi tek Dr. Philip Peven, i cili ishte mjeku i prindërve të tyre. Ata tani besojnë se ai është babai i tyre.
Peven, i cili është 104 vjeç, është kredituar për lindjen e rreth 9,000 foshnjave gjatë karrierës së tij 40-vjeçare në Detroit, sipas një artikulli të vitit 2017 nga Universiteti i Miçiganit. Ai u diplomua në shkollën mjekësore të universitetit në 1941.