Kohëve të fundit janë hapur shumë dilema rreth licencimit të FFK-së, kjo pasi MKRS e ndikuar edhe nga disa grupe të interesit po refuzon ta licencojë atë.
Megjithatë, sot Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë në letër nga numri një i FIFA-së, Gianni Infantino i cili e uron për ceremoninë e sotme të Laureatëve të Vitit, derisa i ka ofruar mbështetje maksimale atij dhe FFK-së.
Përmes një ‘storie’ në Instagram, Infantino ka thënë se e mbështet fortë FFK-në dhe gjithmonë do të jetë krah i saj.
Më poshtë mund ta shihni letrën e Infantinos.