Mario Balotelli është bërë i padëshiruar thuajse për të gjithë klubet e Serisë A, pasi karakteri i tij i vështirë ka bërë që çdo trajner të mos marrë përsipër rrezikun e “turbullimit” të atmosferës në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë sulmuesi italian ka lënë gjurmë për mirë në kujtimet e modeles braziliane Dayane Melo, e cila në një intervistë për mediat rozë ka pranuar se e ka dashur dhe se ndjen akoma për Balotellin.
“Kur e njoha, isha vetëm 19 vjeç. E kam dashur dhe kam akoma ndjenja të forta për të”, tha modelja braziliane e cila së fundi ishte edhe një nga konkurrentet e “reallity show”-t Grande Fratello Vip në Itali.