Halima Aden po prezanton një version gjithëpërfshirës të ‘aksesorit’ të domosdoshëm të verës, shkruan People.
Modelja dhe aktivistja 22-vjeçare u bashkua me kompaninë e teknologjisë AI, Anywear në fillim të këtij muaji për të hartuar mbulesa dhe maska për fytyrë për punonjësit shëndetësor të vijës së parë, në mesin e pandemisë koronavirus.
Kjo nismë e Aden është pjesë e projektit Banding Together, një koleksion i maskave me vendin ku kapen me hixhab që sigurojnë të qëndrojë maska në fytyrë, krijuar në partneritet me Allure.
Linja e modeles së “Sports Illustrated” përfshin maska dhe mbulesa në çmim 52 dollarë me një shumëllojshmëri të ngjyrave.
Sipas përshkrimit të produktit në internet, dizajnet e Aden kanë vendin ku do të kapen maskat pas kokës.